përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Andova Šopova, Nikolina

.

andova sopova nikolinaNikolina Andova Šopova, e lindur në vitin 1978 në Shkup, studioi letërsi maqedonase dhe sllavojugore në Universitetin e Shkupit. Ka botuar ndër të tjera vëllimet me poezi Влезот е од другата страна (2013) dhe Поврзи ги точките (2014), veç kësaj është përfaqësuar me poezitë e saj edhe në një antologji me haiku maqedonase. Për librin e saj të parë, vëllimin me poezi Влезот е од другата страна, Nikolina Andova Šopova u nderua me çmimin e debutimeve "Urat e Strugës", që jepet nga UNESCO dhe nga Festivali i Poezisë "Mbrëmjet poetike në Strugë".

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d