përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Kristóf, Ágota

.

kristof agotaÁgota Kristóf u lind në vitin 1935 në fshatin hungarez Csikvánd. Pas shtypjes së kryengritjes antisovjetike të Hungarisë në vitin 1956, u arratis së bashku me të shoqin dhe vajzën katërmuajshe dhe mbërriti në Neuchâtel të Zvicrës. Aty nisi të punonte në një fabrikë orësh dhe me shumë mundim mësoi frëngjishten, të cilën ajo e quante "gjuhën e armikut", meqë zbonte prej saj gjuhën amtare; prapëseprapë frëngjishtja u bë gjuha e letërsisë. Në fillim shkroi poezi dhe pjesë të shkurtra teatrale. Në vitin 1986 arriti të çante si shkrimtare me romanin Le Grand Cahier, të cilin më vonë e bëri trilogji. Është vlerësuar ndër të tjera me çmimin "Gottfried Keller" dhe Çmimin e Shtetit Austriak për Letërsi. Ágota Kristof vdiq në vitin 2011 në Neuchâtel.

partner projektesh

traduki partners 2014 d