Novak, Maja
Maja Novak, e lindur në vitin 1960 në Jesenice dhe e rritur në Nova Gorica, studioi për drejtësi ekonomike në Lubjanë dhe punoi fillimisht si sekretare ekonomike në Jordani, para se të kthehej në Lubjanë. Këtu vepron si shkrimtare, përkthyese dhe gazetare. Tregimet e para i ka botuar në fillim të viteve '90. Pasuan disa romane (Izza kongresa, ali umor v teritorialnih vodah; Cimre; Kafarnaum; Mačja kuga), libra për fëmijë si edhe një vëllim me tregime. Maja Novak është autore e një rubrike të rregullt në revistën e përjavshme Mladina dhe përkthen letërsi nga frëngjishtja, italishtja, serbishtja dhe anglishtja në sllovenisht.