përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Tutori

Ćosić, Bora.

456 cosic tutoriNjë kryevepër avangardiste e jashtëzakonshme plot lojëra fjalësh dhe thyerje stilistike, një laborator me eksperimente gjuhësore – dhe njëherazi tepër komike! Në qendër të vëmendjes është një familje nga Sllavonia, kronika e jetës së të cilës rrëfehet në mënyra të ndryshme: nëpërmjet një zënke në një pijetore, në formën e një fjalori ose të një bisede konsultative në një librari. Rrëfyesi, i cili është një koleksionist i thekur i fenomeneve të çuditshme është shumë i dhënë pas gjërave të përditshme. Bora Ćosić flet ndër të tjera për një prift ortodoks rebel në shekullin XIX, për gra sipërmarrëse të guximshme, për një autor të paemër dhe tendos një hark kohor 150-vjeçar të historisë së Evropës.

Tutori [Tutorë] nga Bora Ćosić është botuar në gjermanisht (fragment), përkthyer nga Brigitte Döbert, me titull Die Tutoren, pranë botimeve Schöffling & Co., Frankfurt mbi Majn.

partner projektesh

traduki partners 2014 d