përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Kristl, Vlado

.

kristl vladoVlado Kristl, i lindur në vitin 1923 në Zagreb, konsiderohet si një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të avangardës kroate. Studioi pikturë, gjatë Luftës së Dytë Botërore u bashkua me partizanët dhe pas Luftës përfundoi studimet universitare. Si artist me profesion të lirë, punoi fillimisht si ilustrues për gazeta, reklama dhe bënte piktura. Ka publikuar dy vëllime me poezi dhe ka qenë bashkëthemelues i grupit artistik avangardist EXAT 51. Pas disa qëndrimeve në Evropën Perëndimore, prej vitit 1954 deri në vitin 1958 jetoi në Kili. Në vitin 1959 u kthye në Zagreb, ku bëri edhe filmin e tij të parë vizatimor. Kur filmi me metrazh të shkurtër me titull General i resni človek u ndalua, meqenëse ishte satirë politike, ai u largua nga Jugosllavia dhe në vitin 1963 shkoi të jetonte në Mynih. Për ca kohë dha mësim në Hamburg, në Shkollën e Lartë të Artit Pamor. Gjatë kohës së qëndrimit në Gjermani Vlado Kristl bëri mbi 30 filma. Vdiq në vitin 2004 në Mynih.

partner projektesh

traduki partners 2014 d