përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Lãzãrescu, Mariana-Virginia

.

lazarescu mariana virginiaMariana-Virginia Lãzãrescu, e lindur në vitin 1953 në Brașov, studioi gjermanisht dhe romanistikë në Universitetin e Bukureshtit. Pas përfundimit të studimeve punoi fillimisht si përkthyese dhe më vonë si asistente në Departamentin e  Gjuhëve të Huaja të Shkollës së Lartë për Ndërtimtari. Në vitin 1992 filloi punë si asistente e lartë në Fakultetin e gjuhëve të Huaja të Universitetit të Bukureshtit. Në vitin 1999 shkroi doktoratën dhe prej këtij viti filloi të jepte mësim si profesore e jashtme. Prej vitit  2009 Mariana-Virginia Lãzãrescu është profesore e jashtme në Departamentin e Gjuhëve dhe Letërsive Gjermanike. Ka marrë një sërë bursash dhe ka kryer shumë qëndrime kërkimore, ka dhënë mësim si profesore e ftuar në Berlin, Bergamo, Torino, Vjenë dhe Najse dhe merr pjesë nëpër tubime dhe kongrese shkencore të rangut ndërkombëtar. Është anëtare e një sërë shoqatash germanistësh dhe prej vitit 2010 nënkryetare e Shoqatës së Gjermanistëve Evropianoqendrorë (MGV). Në vitin 2000 u nderua me çmimin e përkthimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Rumunë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d