përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Sin

Nikolaidis, Andrej.

457 nikolaidis sohnNikolaidis kulmon atë çka patën filluar Camus dhe Sartre: personazhi i tij, Konstantini, i përçmon njerëzit dhe u shmanget atyre ku të mundet. Kur e shoqja nuk e duron dot më këtë gjendje dhe e braktis, ai niset për në qytet dhe takon karaktere groteske nga më të ndryshmet: një familje që jeton nga prostitucioni i të bijave, një islamist radikal që propagandon rrugëve, refugjatë nga Kosova që janë strehuar në një garazh të nëndheshëm të braktisur…, por vetëm takimi me të atin shpirtëror e trondit thellë. Nikolaidis analizon me mençuri dhe humor të zi marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe e merr me vete lexuesin në një udhëtim nate.

Romani Sin (titulli i botimit shqip: Bir) i Andrej Nikolaidis është botuar në gjermanisht (fragment), përkthyer nga Margit Jugo, me titull "Der Sohn", pranë botimeve Voland & Quist, Dresden.

partner projektesh

traduki partners 2014 d