përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Alexy, Robert

.

alexy robertRobert Alexy, i lindur në vitin 1945 në Oldenburg, studioi drejtësi dhe filozofi në Göttingen (Gëtingen). Disertacioni i tij me temë Teori e argumentimit juridik u shtyp për herë të parë në vitin 1978 dhe në vitin 1982 u vlerësua me çmimin e Akademisë së Shkencave të Göttingen-it. Nga viti 1978 Robert Alexy punoi si asistent i Ralf Dreier-it në Katedrën e Teorisë së Drejtësisë së Përgjithshme në Göttingen, deri në vitin 1984, kur u bë docent universitar për drejtësi publike dhe filozofi drejtësie. Pasi punoi si docent në Regensburg dhe Kil, në vitin 1986 u emërua profesor në Universitetin e Kilit. Robert Alexy është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave të Göttingenit, doktor nderi i disa universiteteve dhe laureat i Kryqit Federal të Meritave të Republikës Federale të Gjermanisë. Në vitin 2013 ai u vlerësua me Çmimin e Qytetit të Kilit për Shkencë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d