Crna pokrajina
Brenda një kohe shumë të shkurtër Pogačar-i është bërë një figurë kyçe në skenën poetike të Evropës Juglindore. Vëllimi i tij me titull Crna pokrajina është një përballje sensuale dhe njëkohësisht intelektuale me kushtet në të cilat njeriu fiton lirinë. Historia, tregon Pogačar-i, është detyra e çdo individi, një gjë intime, për të cilën duhet të luftosh – është "hapësira nën thonj". Nga motivet e natës, zjarrit, erës, tymit dhe ziftit autori thur një labirint të zymtë të kohës së sotme.
Crna pokrajina [Vend i Zi] i Marko Pogačar-it është botuar në gjermanisht (fragment), përkthyer nga Alida Bremer, me titull Schwarzes Land, pranë botimeve Edition Korrespondenzen, Vjenë.