përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Krivokapić, Gudrun

.

krivokapic gudrunGudrun Krivokapić u lind në vitin 1941 në Göttingen, studioi histori, anglistikë dhe gjermanistikë në Göttingen, Mynih dhe Beograd. Punoi në fillim si përkthyese dhe spikere në Radio Beograd, më pas si redaktore e gjuhës gjermane në Universitetin e Beogradit ku me disa kontribute për gramatikën kontrastive mori pjesë në një projekt shkencor disavjeçar në bashkëpunim me Institutin e gjuhës gjermane në Mannheim. Ka punuar paralelisht edhe si përkthyese me shkrim dhe gojë nëpër konferenca. Prej vitit 1992 deri në vitin 2006 ka qenë drejtuese e bibliotekës së Institutit Goethe në Beograd. Prej vitit 2006 jeton në Göttingen dhe Beograd. Ndër librat e përkthyera prej saj në gjermanisht numërohen vepra nga Miroslav Timotijević, Dušan Ivanić dhe Aleksandar Gatalica. Në serbisht ajo ka përkthyer Das Alphabet der Krise të Hans Magnus Enzensberger-it.

partner projektesh

traduki partners 2014 d