përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Drift

Božiković, Michel.

449 bozikovic driftI sapo ndarë nga e dashura, 19-vjeçari Julien i vjedh makinën së ëmës dhe nis një udhëtim infernal drejt frontit kroat. Vendimi i tij: t'i japë jetës kuptim ose fund. Vite më pas intervistohet nga një gazetar i rrënuar, Martini, i cili nuhat tek historia e Julienit një shans për t'u bërë shkrimtar i madh. Një udhëtim i zymtë në ish-Jugosllavi. Julieni shkon në luftë, megjithëse të gjithë përpiqen ta pengojnë. Por ai e bën dhe bëhet snajperist i një njësie zbulimi. Atje gjen dashurinë e jetës, emrin e së cilës e shkruan vetë si tatuazh në gjoks. Martini, që është i varur nga droga, është më fatkeq. Ai sapo është braktisur nga Helena, shoqja e jetës. Martini është shumë poshtë e megjithatë shpreson të gjejë një mënyrë për t'u bërë i suksesshëm si shkrimtar. Ai niset të shkruajë historinë e Julienit dhe i premton këtij se do ta bëjë të famshëm.

Drift [Vorbull] i Michel Božiković-it është botuar në kroatisht (fragment) përkthyer nga Sandra Mlađenović me titull Drift pranë botimeve Algoritam, Zagreb.

partner projektesh

traduki partners 2014 d