përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Frühling der Barbaren

Lüscher, Jonas.

446 luescher fruehling der barbarenPreising, një zviceran dhe trashëgimtar i një fabrike, gjatë një udhëtimi biznesi në Tunizi, bëhet dëshmitar i përgatitjeve të një dasme në [K1] resortin e një oaze për të kamur. Një çift pasanikësh anglezë nga bota londineze e financave kanë ftuar miq dhe familjarë në një festë të madhe dhe kanë filluar të festojnë pa hesap para se të fillojë dasma, ndërkohë që sinjalet e krizës ekonomike sa vijnë e shtohen duke iu afruar një katastrofe. Poundi britanik zhvleftësohet, pak më pas Anglia falimenton; pasojat janë të paparashikueshme e ato nuk lënë të paprekur as Tunizinë. Preising, duke qenë zviceran, është i paprekur nga pasojat më të rënda, por i duhet të përjetojë se sa e hollë është shtresa e civilizimit dhe të marrë një mësim të mirë në globalizim, sepse firma e tij prodhon produkte në Tunizi. Edhe Preising nuk mbetet pa gjë. Tejet tërheqës, i sajuar me mençuri dhe humor, me imazhe të paharrueshme, i rrëfyer në një gjuhë të pasur dhe plot gjallëri, ky libër bën anatominë e dobësive njerëzore dhe qëllon kështu mu në zemër të kohës sonë.

Frühling der Barbaren [Pranverë barbarësh] i Jonas Lüscher-it është botuar në kroatisht (fragment) përkthyer nga Boris Perić me titull Proljeće barbara pranë botimeve Edicije Božičević, Zagreb.


 [K1]fs

partner projektesh

traduki partners 2014 d