përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Milenić, Žarko

.

milenic zarkoŽarko Milenić, lindur në vitin 1961 në Brčko, është shkrimtar, përkthyes, gazetar, kritik letërsie dhe ka përgatitur për botim një numër të madh librash. Pasi përfundoi Shkollën e Lartë Profesionale për Ekonomi në Beograd, jetoi për njëzet vjet me radhë në Osijek dhe Rijeka. Në vitin 2006 u kthye në vendlindje. Aty drejton Klubin e Letërsisë të Distriktit Brčko dhe është kryeredaktor i revistës letrare dhe kulturore Riječ si edhe i revistës elektronike fantastiko-shkencore "Orion". Žarko Milenić publikon poezi, tregime, drama, kritika dhe ese dhe është vlerësuar me disa çmime për veprat e tij. Është përkthyer në maqedonisht, ukrainisht dhe armenisht. Ai vetë përkthen nga rusishtja, anglishtja, maqedonishtja, bullgarishtja dhe sllovenishtja.

Website

partner projektesh

traduki partners 2014 d