përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Rico, Oskar und die Tieferschatten

Steinhöfel, Andreas.

435 steinhoefel ricoRikos i është dhënë detyra vetëm të mbajë ditar gjatë pushimeve. Dhe kjo është një detyrë mjaft e vështirë për dikë që e humb lehtë fillin, qoftë ky i kuq, i gjelbër ose edhe i kaltër. Por, kur ai njihet me Oskarin me helmetën e kaltër dhe të dy bien në gjurmë të kidnapuesve të famshëm të dyqanit të ushqimeve ALDI, në kokën e tij fillon një kaos mjaft i bukur. Por së bashku me Oskarin edhe hijet e thella do ta humbasin pak  frikshmërinë e tyre. Është fillimi i një miqësie të mrekullueshme...

Romani për të rinj, Rico, Oskar und die Tieferschatten i Andreas Steinhöfel-it është botuar në rumanisht (fragment), përkthyer nga Monica Grigore, me titull Rico şi Oskar – umbrele misterioase, pranë botimeve Editura Allfa, Bukuresht, në serbisht (fragment), përkthyer nga Spomenka Krajčević, me titull Riko, Oskar i tajanstvene senke, pranë botimeve Odiseja, Beograd dhe në shqip (fragment), përkthyer nga Sokol Mici, me titull Riko dhe Oskar Detektivët e makaronave, pranë Botart, Tiranë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d