përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Hainz, Daria

.

hainz dariaDaria Hainz, e lindur në vitin 1980 në Bukuresht, Rumani, është rritur në një ambient dygjuhësh. Prej vitit 2002 jeton dhe punon në Vjenë, si përkthyese e lirë për gjuhët rumune, gjermane dhe angleze. Daria Hainz studioi filologji gjermane në Universitetin e Vjenës si dhe gjermanistikë dhe anglistikë në Universitetin Perëndimor të Timişoara-s dhe në Universitetin "A.I. Cuza" në Iaşi dhe është përkthyese e betuar për gjyqësorin në gjuhët rumanisht-gjermanisht. Për veprimtarinë e saj si përkthyese letërsie ka marrë disa shpërblime. Deri tani ka përkthyer ndër të tjerash vepra nga Ion Manolescu, Vasile Ernu, Vasile Gârneț dhe Filip Florian si edhe disa ese për skenën teatrore të Rumanisë, të cilat u botuan në antologjinë Das rumänische Theater nach 1989. Seine Beziehungen zum deutschsprachigen Raum (Frank & Timme, Berlin 2011). Në vitet 2010/2011 u shfaq për herë të parë në Burgtheater të Vjenës pjesa e përkthyer prej saj Spargel (në origjinal Asparagus), përkthyer nga Gianina Cărbunariu, në vitin 2015 u botua vëllimi Machtspiele. Neue Theaterstücke aus Rumänien (Botimet "Theater der Zeit", Berlin) me pjesë teatrore të përkthyera prej saj nga Gianina Cărbunariu, Roxana Marian, Eugen Jebeleanu dhe Catinca Drăgănescu si dhe Elise Wilk.

partner projektesh

traduki partners 2014 d