përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Das Verschwinden des Schattens in der Sonne

Frischmuth, Barbara.

frischmuth_sonneTë jetosh në vend të huaj.

Një studente e orientalistikës udhëton drejt Turqisë për të mbledhur material për një disertacion mbi një urdhër misterioz. Mirëpo sado përzemërsisht e presin, sadoqë përpiqet ajo t’i respektojë doket e vendit dhe rregullat e lojës – prapëseprapë ndesh vetëm në heshtje. Ndalesat për të dalë nga shtëpia dhe arrestimet e bëjnë të kuptojë se realiteti nuk ka të bëjë shumë me përfytyrimet e saj përrallore dhe mistike. Fillon të perceptojë realitete të reja dhe të marrë me mend se përse disa gjëra duhet të ndodhin në të fshehtë.

Zhdukja e hijes nën diell ka dalë në përkthimin bosnjisht të Naser Šećerović-it nën titullin "Iščezavanje sjenke na suncu" pranë botimeve Connectum, Sarajevë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d