përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Aporitë e modernes: Kritika e rrëfimeve të mëdha

Salihu, Astrit.

429 salihu aporije moderneSikurse edhe në veprat e tij të mëparshme, autori trajton në këtë libër hendekun e krijuar mes realitetit dhe filozofisë. Ai tregon kufijtë e trajtimit filozofik të proceseve dhe problemeve reale dhe nxjerr në pah problematikën e marrjes me filozofi. Në tri kapitujt e parë flet për subjektin, arsyen dhe historinë, ndërsa në fund, në epilog, trajton çështjen e legjitimitetit të modernizmit dhe të moslegjitimiteteve postmoderne të të ashtuquajturave rrëfime të mëdha.

Aporitë e modernes: Kritika e rrëfimeve të mëdha i Astrit Salihut është botuar në kroatisht (fragment), përkthyer nga Shkëlzen Maliqi, me titullin Aporije moderne: kritika velikih priča, pranë botimeve Hrvatsko filozofsko društvo, Zagreb.

partner projektesh

traduki partners 2014 d