përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Der tägliche Weltuntergang

Tontić, Stevan.

432 tontic weltuntergangNë një qytet, ku në vitin 1992 digjeshin libra, rrethuar nga dhuna dhe përçmimi i njeriut i shkroi këto poezi një poet asokohe 46-vjeçar. Qyteti ishte Sarajeva e rrethuar nga serbët e Bosnjës, poeti – serbi i mbetur në Sarajevë, Stevan Tontić. Në rrethanat më të pamundura Stevan Tontić-i i vuri vetes kërkesa të larta etike dhe artistike: poezia duhet ta ruajë vërtetësinë mes gënjeshtrave masive të propagandës së medias, të mos e humbasë humanizmin aty ku njeriu përçmohet, të japë ngushëllim në pangushëllim dhe të rrezatojë shkëlqim estetik në kohë të pista. Kjo përzgjedhje nga dymbëdhjetë vëllimet kryesore me poezi nga Stevan Tontić synon të tregojë se qëndrimi i paepur "ja poezi, ja hiç" ose e thënë më saktë "poezi kundër hiçit" rezultoi të ishte qëndrimi i duhur. 

Vëllimi poetik dygjuhësh Der tägliche Weltuntergang [Fundi i përditshëm i botës] i Stevan Tontić-it është botuar në Drava Verlag, Klagenfurt. E ka përgatitur për botim Dragoslav Dedović dhe e kanë përkthyer nga serbishtja në gjermanisht (fragment) Sabine Fahl, Cornelia Marks, Richard Pietrass, Zvonko Plepelić, André Schinkel dhe Bärbel Schulte.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d