përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Vor dem Fest

Stanišić, Saša.

434 stanisic uoci svetkovineËshtë nata para festës së Fyrstenfeldes, në Ukermark. Fshati fle. Me përjashtim të traparit, që ka vdekur. Edhe zonja Kranz, piktorja që nuk sheh në errësirë rri zgjuar, për të pikturuar për herë të parë fshatin e saj natën. Një kambanar dhe çiraku i tij duan të lëshojnë kambanat, vetëm se kanë një problem: kambanat janë zhdukur. Një dhelpër kërkon vezë për të vegjlit e saj dhe zoti Schramm, një ish-kolonel i Ushtrisë Popullore Kombëtare nuk po vendos dot: a të shkojë për të blerë cigare apo t'i fusë një plumb vetes? Të gjithë këta kanë nga një punë. Të gjithë duan të përfundojnë diçka para se të gdhihet. E askush syresh nuk e vëren vjedhjen në muzeun e fshatit. Por jaqë tashmë është hapur Arkivi i Fshatit dhe të pagjumët nuk qajnë atë çka u vodh, por atë që ka mbetur në arkiv. Nata lind përbindësha. Histori të vjetra dhe kujtime, mite dhe përralla kanë dalë dhe së bashku me njerëzit bredhin nëpër lagje.

Romani Vor dem Fest [Para festës] i Saša Stanišić-it është botuar në bosnjisht (fragment), përkthyer nga Dragoslav Dedović, me titull Uoči svetkovine, pranë botimeve Buybook, Sarajevë dhe në bullgarisht (fragment) përkthyer nga Gergana Fyrkova, nën titullin Преди празника, pranë botimeve Funtasy, Sofje.

partner projektesh

traduki partners 2014 d