përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Die Herrlichkeit des Lebens

Kumpfmüller, Michael.

419 kumpfmueller herrlichkeitDashuria e një jete. Më i madh se një jetë është miti mbi Franz Kafka-n, fama e mëpasshme e të cilit si shkrimtar u ble me një jetë tepër të pafat. Por tani Michael Kumpfmüller-i hedh një dritë të fortë, gati gazmore mbi poetin e famshëm dhe skicon me dashuri dhe respekt një njeri, që në vitet e fundit të jetës së tij gjen dashurinë e madhe dhe e merr vetë në dorë fatin e tij para se të jetë vonë. Në verën e vitit 1923 pacienti i tuberkulozit Franz Kafka, si poet i njohur vetëm nga ata që e njohin mirë letërsinë, takon në një llixhë në Detin Baltik, kuzhinieren 25-vjeçare, Dora Diamant. Dhe brenda disa javësh bën diçka që nuk besonte se do të ishte në gjendje ta bënte: vendos të bashkëjetojë me atë grua, të ndajë tryezën e bukës dhe shtratin me Doran. Deri në vdekje të tij, në qershor 1924, Franz Kafka dhe Dora Diamant do të jenë të pandashëm, me përjashtim të disa ditëve. Nga kjo histori e vërtetë Michael Kumpfmüller-i krijon një roman të punuar me kujdes, ndjenjë dhe shumë njohuri.

Romani Die Herrlichkeit des Lebens [Mrekullia e jetës] i Michael Kumpfmüller-it është botuar në bullgarisht (fragment) përkthyer nga Gergana Fyrkova me titull Блаженството на живота pranë botimeve Funtasy, Sofje dhe në rumanisht (fragment) përkthyer nga Iulia Dondorici pranë botimeve Univers, Bukuresht.

partner projektesh

traduki partners 2014 d