përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Bocksten

Pusterla, Fabio.

425 pusterla bockstenPersonazhi kryesor i kësaj përmbledhjeje me poezi është njeriu i Bocksten-it, i cili në vitin 1936, pesëqind vjet pasi kishte vdekur, u gjet në një moçal të Suedisë. Tri hunjtë në kraharor rrëfejnë për një vrasje rituale. Me këtë figurë Pusterla i kthehet një së kaluare të ndrydhur dhe të varrosur. Një personazh, të cilit autori i huazon zërin e vet, për t'u përballur me errësirën në një terren të pasigurt. Vendi i dialogut me të vdekurin është një moçal buzë detit, atje ku shkrihen kufijtë mes ujit dhe tokës, një terren i vështirë, në të cilin natyra prezantohet e errët dhe e shkretë.

Vëllimi me poezi Bocksten i Fabio Pusterla-s është botuar në kroatisht (fragment), përkthyer nga Tvrtko Klarić, me titullin Bocksten, pranë botimeve Felsina, Zagreb.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d