përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Klarić, Tvrtko

.

klaric tvrtkoTvrtko Klarić u lind në vitin 1955 në Gornji Vukšić, në afërsi të Brčkos, Bosnjë-Hercegovinë. Vitet e shkollës i kaloi në Kroaci (në Ilok, Bol të ishullit Brač, në Dubrovnik dhe Samobor), në Vojvodinë (Nova Gajdobra dhe Silbaš) dhe në Bosnjë-Hercegovinë (Donja Skakava, Bukvik dhe Ulice). Prej vitit 1978 jeton në Zagreb, ku punon si redaktor në Shoqatën Letrare Kroate "St. Hieronymus", ndër të tjera në revistën letrare "Marulić". Tvrtko Klarić është anëtar i Shoqatës së Përkthyesve të Kroacisë, i Qendrës Kroate të PEN-it, i shoqatës në Goli Otok "Ante Zemljar" dhe të shoqatës antifashiste Rab. Në kroatisht ka përkthyer deri tani ndër të tjera vepra nga Primo Levi, Erri de Luca, Margherita Guidacci, Antonio Rossi dhe Fabio Pusterla.

partner projektesh

traduki partners 2014 d