përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Die Kinder aus Nr. 67, Band 1

Tetzner, Lisa.

440 tetznerLibri i famshëm i Lisa Tetzner-it "Odyssee einer Jugend" fillon në vitin 1931 me fëmijët e një pallati berlinez, që janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin – edhe pse shumë shpesh grinden dhe u pëlqen t'i kurdisin rrengje njëri-tjetrit. Prijës është Ervin Brakmani, të cilin e thërrasin "qielli me yje" meqë e ka fytyrën plot quka dhe shoku i vet Paul Rihter, ai që punon rrengun e keq me paninet dhe qumështin, e që për fat përfundon pa ndonjë zarar. Mësojmë sesi banda e oborrit të pasmë fiton një top futbolli, por edhe sesi për një fije i shpëton burgut – dhe sesi djemtë pranojnë në bandë edhe një vajzë nga pallati i parmë, duke shkelur kështu parimet e bandës. Vajza quhet Mirjam dhe me të dhe Ervinin në krye banda kalon një kohë shumë të bukur në oborrin e pasmë të pallatit nr. 67 ...

Die Kinder aus Nr. 67, Band 1: Erwin und Paul / Das Mädchen aus dem Vorderhaus [Fëmijët e pallatit nr. 67, vëllimi I: Ervini dhe Pauli / Vajza nga pallati i përparmë] i Lisa Tetzner-it është botuar në sllovenisht (fragment), përkthyer nga Ana Jasmina Oseban, me titullin Otroci iz hiše št. 67, pranë shtëpisë botuese Sodobnost International, Lubjanë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d