përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Plesu, Catrinel

.

plesu catrinelCatrinel Plesu u lind në vitin 1948 në Bukuresht. Studioi filologji angleze, gjermane dhe franceze në Bukuresht dhe Exeter dhe më pas punoi në Departamentin e Komparatistikës së Instituti të Teorisë dhe Shkencës së Letërsisë "G. Cãlinescu" në Bukuresht, në periudhën 1971- 1995, me një ndërprerje në vitet 1982-1984, për shkak të ndalimit të ushtrimit të profesionit. Nga viti 1996 deri në vitin 2005 ishte përgjegjëse për projekte kulturore ndërkombëtare në Fondacionin Kulturor të Ruamnisë dhe nga viti 2005 deri në vitin 2007 përgjegjëse për programe kulturore në Institutin Rumun të Kulturës. Prej korrikut 2007 është drejtoreshë e Qendrës së Librit të Rumanisë. Është angazhuar edhe me Fondacionin Soros dhe European Cultural Foundation. Si përkthyese nga gjermanishtja, në vitin 1998 fitoi një bursë qëndrimi në Kolokiumin Evropian të Përkthyesve në Straelen dhe në vitin 2000 një bursë të Fondacionit Kulturor  "Landis+Gyr" në Zug. Nga gjermanishtja ka përkthyer deri tani, ndër të tjera, tekste nga Gregor von Rezzori, Walter Benjamin, Hannah Arendt dhe Martin Heidegger, Eginald Schlattner, Wolfgang Hilbig, Thomas Mann, Rose Ausländer, Tilman Spengler dhe Jan Koneffke.

partner projektesh

traduki partners 2014 d