përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Radetzkymarsch

Roth, Joseph.

427 roth radetzkymarschNë betejën e Solferinos, në vitin 1859, togeri slloven i këmbësorisë, Joseph Trotta, i shpëton jetën perandorit austriak, Franz Joseph I. Ai shpërblehet me titull aristokratik dhe nderohet me urdhër, duke u shkëputur kësisoj përfundimisht nga prejardhja fshatare. Këtu nis historia e familjes von Trotta në një periudhë, kur sundimi i Habsurgëve është në lule të lavdisë. Perandori është i fuqishëm, perandoria është e madhe, rendi ekzistues ngjan i përhershëm. E megjithatë, pas këtij shkëlqimi ndjehet një lodhje, një ngurtësim, një parandjenjë rrënimi dhe shpërbërjeje. Nga ajo fuqi e vrazhdë e "Heroit të Solferinos" nuk ka mbërritur asgjë deri te nipi i tij, i ndjeshëm dhe i butë, Carl Joseph von Trotta. Ai e sheh se të ardhmen do ta përcaktojnë forca të reja, por vetë nuk mund të bëhet pjesë e tyre. Te ngjitja dhe rrëzimi i një familjeje pasqyrohen dekadat e fundit të Monarkisë Danubiane. Radetzkymarsch konsiderohet si vepra kryesore e epikut të madh Joseph Roth.

Romani Radetzkymarsch [Marshi i Radeckit] i Joseph Roth-it është botuar në kroatisht, (fragment), përkthyer nga Milan Soklić, me titullin Radetzkymarš, pranë botimve Fraktura, Zagreb.

partner projektesh

traduki partners 2014 d