përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Geschichte Österreichs

Niederstätter, Alois.

423 niederstaetter historiaeKjo histori e Austrisë e shtrin harkun kohor nga periudha e romakëve, ngulimet në mesjetën e hershme, format e reja organizative si "Mark" kundrejt avarëve dhe hungarezëve, kalon nga dukata e Babenbergëve dhe "Shtetin e Alpeve" të Habsburgëve, që prej shekullit XVI u rrit në një fuqi evropiane, në Perandorinë Austriake, Perandorinë e Dyfishtë Austro-Hungareze dhe përfundon në republikën e vogël të shekullit XX. Megjithëse orientohet kryesisht te territori i shtetit të sotëm, konteksti evropian i historisë së Austrisë mbetet vazhdimisht në fokus. Aspekte qendrore të historisë sociale, ekonomike, kulturore dhe historiane e pasurojnë trajtesën, duke e kthyer në një tablo gjithëpërfshirëse të domethënies së termit shumështresor "Austri".

Libri tematik Geschichte Österreichs i Alois Niederstätter-it është botuar në shqip (fragment), përkthyer nga Genc Lafe, me titullin Historia e Austrisë, nga botimet Dituria, Tiranë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d