përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Le temps des mots à voix baisse

Grobéty, Anne-Lise.

436 grobety le tempsBenjamini kujton fëmijërinë e tij dhe para së gjithash miqësinë me Oskarin. Ata janë të pandarë, sikurse dhe etërit e tyre, që i kalojnë mbrëmjet verore në oborrin pas shtëpisë me verë të kuqe dhe recitime zëlarta poezish të mëdha. Zërat e tyre ulen kur shfaqen shenjat e para të periudhës naziste. Në qytetin e vogël njerëzit nisin të mos i besojnë më njëri-tjetrit. Pas pak asgjë nuk është më si më parë, as bonbonet e manushaqes nuk janë aq të shijshme si më parë. Por jo të gjitha zërat ulen, disa madje ngrihen edhe më shumë. Si për shembull zëri i mësuesit, i cili e ul Oskarin në radhën e fundit, meqenëse ky është hebre. Kur babai i Oskarit e humb vendin e punës në bankë, dhe familja duhet të shpërngulet në geto, Benjamini përgjon bisedën e fundit ndërmjet baballarëve dhe atij i bëhet e qartë, se kohës me Oskarin po i vjen fundi – por jo miqësisë së tyre.

Romani Le temps des mots à voix baisse [Kohët e bisedave me zë të ulët] nga Anne-Lise Grobéty është botuar në maqedonisht (fragment), përkthyer nga Katica Garoska Acevska, me titullin Време на тивки разговори, pranë botimeve Makedonika Litera, Shkup.

partner projektesh

traduki partners 2014 d