përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Hinzmann, Silvija

.

hinzmann_silvija
Silvija Hinzmann, e lindur më 1956 në Čakovec (Kroaci), jeton prej vitit 1970 në Gjermani. Pas një shkollimi si merceologe dhe një kualifikimi në shkollën e mbrëmjes, ajo ka punuar në disa sipërmarrje ekonomike si dhe në administratë publike. Më 1980 nisi të përkthejë, në fillim në mënyrë vullnetare, për institucione sociale dhe për administratën. Më 1993 kreu provimin shtetëror pranë universitetit të Darmstadtit, duke dalë si profesioniste e lirë për përkthime të specializuara dhe punë interpreti, gjithashtu edhe për përkthime letrare në kroatisht, serbisht dhe bosnjisht. Prej vitit 2003 është edhe vetë autore, ka botuar një numër tregimesh policore dhe romanin policor Ngjyra e qiellit (2005). Veç kësaj është bashkëpërgatitëse e një numri antologjish. Në përkthimet e saj bëjnë pjesë ndër të tjera vepra nga Živko Skračić, Radoslav Petković, Sanja Lovrenčić dhe Marija Knežević.

www.silvija-hinzmann.de

partner projektesh

traduki partners 2014 d