përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Soldaten: Protokolle vom Kämpfen, Töten und Sterben

Neitzel, Sönke / Welzer, Harald.

422 neitzel welzer soldatenMbi një bazë të jashtëzakonshme burimore, ky libër na jep për herë të parë një histori bindëse të mendësisë së luftës. Duke marrë si bazë 150 000 faqe protokoll nga përgjimet e ushtarëve gjermanë të zënë rob nga amerikanët dhe britanikët, dija mbi mendësinë e ushtarëve vihet mbi një bazament të ri. Robërit e luftës nga të gjitha llojet e armëve dhe rangjeve përgjoheshin fshehurazi nëpër kampet e ndërtuara enkas për ta. Ata bisedonin për sekrete ushtarake, për këndvështrimin e tyre ndaj armikut, udhëheqjes dhe asgjësimit të hebrenjve. Ky libër na sjell një rekonstruktim të perceptimit të luftës nga ushtarët e asaj kohe – një vështrim voluminoz mbi Luftën e Dytë Botërore nga perspektiva e brendshme, përmes atyre ushtarë që shkretuan një pjesë të madhe të Evropës.

Soldaten: Protokolle vom Kämpfen, Töten und Sterben [Ushtarë: Protokolle betejash, vrasjesh dhe vdekjesh] i Sönke Neitzel-it dhe Harald Welzer-it është botuar në kroatisht (fragment), përkthyer nga Milan Soklić, me titullin Vojnici. Zapisnici o ratovanju, ubijanju i umiranju, pranë botimeve Fraktura, Zagreb.

partner projektesh

traduki partners 2014 d