përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Soklić, Milan

.

soklic milanMilan Soklić, i lindur në vitin 1955 në Tuzla, studioi filozofi dhe sociologji në Universitetin e Sarajevës. Me një grup intelektualësh të rinj, në vitin 1980, themeloi grupin e artistëve "Tijelo – Prostor" (Trup-Hapësirë). Në mars 1983 të gjitha veprimtaritë e grupit të tij u ndaluan dhe ai u dënua me pesë vjet burg, sipas nenit 133 të Kodit Penal të Jugosllavisë së atëhershme ("Propagandë armiqësore"). Pas lirimit të parakohshëm në gushtin e vitit 1985, për shkak të ndryshimit të kuadrit politik, filloi në Sarajevë një studim pasuniversitar. Në vitin 1989 përfundoi magjistraturën dhe më pas punoi në Qendrën për hulumtime filozofike në Akademinë Kombëtare për Shkenca dhe Art në Bosnjë-Hercegovinë. Në vitin 1992, kur në Bosnjë-Hercegovinë shpërtheu lufta, ai shkoi si refugjat në Gjermani dhe punoi dymbëdhjetë vjet si mësues për gjuhët e sllavëve të jugut, pranë George C. Marshall Center në Garmisch-Partenkirchen. Në qershor 2006  shkoi të jetonte bashkë me famljen në Pula të Kroacisë, ku banon edhe sot. Punon si përkthyes i lirë nga gjermanishtja prej vitit 2007. Deri tani ka përkthyer vepra nga Immanuel Kant, Peter Sloterdijk, Thomas Mann, Gustav Meyrink dhe Joseph Roth.

partner projektesh

traduki partners 2014 d