përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Warum war ich bloß ein Mädchen?

Köpp, Gabi.

417 koepp warumNë janar 1945 Ushtria e Kuqe, me një ofensivë ushtarake, pushton zonat lindore të Gjermanisë dhe e detyron popullsinë civile që të arratiset. Pesëmbëdhjetëvjeçarja Gabi Köpp shkon të strehohet në një fermë, ku janë strehuar edhe shumë të përndjekur të tjerë. Por as aty ajo nuk u shpëton sulmeve të ushtarëve rusë. Përdhunohet disa herë - tradhtohet dhe shitet pamëshirshëm nga bashkëvuajtëset e saj. Gabi Köpp i shkruante asokohe përjetimet në ditar. Nga këto shënime ajo ka bërë tani një raport tronditës për fillimin e një arratie disamuajshe dhe për një kapitull të tabuizuar të periudhës së luftës: përdhunimin e grave si krim lufte që shkel të drejtën ndërkombëtare. Me një pasthënie shkencore të historianes Dr. Birgit Beck-Heppner, eksperte e njohur për temën "përdhunimet në masë" dhe "e drejta ndërkombëtare".

Warum war ich bloß ein Mädchen. Das Trauma einer Flucht 1945. Mit einem Nachwort von Dr. Birgit Beck-Heppner [Përse të isha vajzë? Trauma e një arratie 1945. Me një pasthënie të Dr. Birgit Beck-Heppner-it] nga Gabi Köpp është botuar në bullgarisht (fragment), përkthyer nga Ekaterina Dzhuteva, me titullin Защо бях само едно момиче? Драмата на едно бягство през 1945 година. С послесловна д-р Биргит Бек-Хепнер, pranë botimeve Black Flamingo, Sofje.

partner projektesh

traduki partners 2014 d