përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Der Fliegenpalast

Kappacher, Walter.

416 kappacher der fliegenpalastGusht 1924: H. po kthehet prej një udhëtimi dhe ndalet në Fush, një llixhë në Alpet e Salzburgut, ku para lufte kalonte pushimet e verës me prindërit. Ndërkohë aty kanë  ndryshuar shumë gjëra: miqtë janë larguar, e atë thuajse nuk e njeh më askush. Krijimtaria e tij kërcënohet nga shëndeti labil dhe nga disa çrregullime minimale. Edhe në Bad Fushin e thellë po vijnë kohë të reja, ku ai e ndjen veten të huaj dhe merr pjesë më shumë si vëzhgues. Gjatë një shëtitjeje H. humb ndjenjat. Kur vjen në vete, njihet me doktorin e ri Krakauer, mjeku personal i një baroneshe. Edhe ky është kthyer në një botë të huaj. H. kërkon miqësinë e tij, por në mes është baronesha dhe aty është vetmia, së cilës ai nuk i ikën dot.

Romani Der Fliegenpalast [Pallati i mizave] i Walter Kappacher-it është botuar në bullgarisht (fragment), përkthyer nga Sdravka Evstatieva, me titullin Дворецът на мухите, pranë botimeve AGATA-A, Sofje.

partner projektesh

traduki partners 2014 d