përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Sonnenschein

Drndić, Daša.

412 drndic sonnenscheinNjë nënë është në pritje të të birit, të cilin 62 vjet më parë ia kanë rrëmbyer nazistët nga Goricia e Triestes. Si e re, ajo kishte pasur këtu një aferë me një oficer eses. Ajo është e vetmja që ka mbetur gjallë nga familja e saj me prejardhje hebraike – dhe prej shumë dekadash është në kërkim të të birit. Gjatë kërkimit, ajo njihet me fate të tjera, lexon dëshmi, shikon fotografi dhe relikte.
Daša Drndic tregon mekanizmat e së keqes, sesi njerëzit e zakonshëm shndërrohen në kriminelë dhe shkruan kundër harresës dhe shtrembërimit të historisë. Ajo na sjell në kujtesë të kaluarën dhe, në stilin e Sebald-it, për t'iu afruar sa më shumë të vërtetës, ndërthur fakte me fiksionin.

Romani Sonnenschein i Daša Drndić-it është botuar në gjermanisht (fragment), nga Brigitte Döbert dhe Blanka Stipetić me titull Sonnenschein pranë botimeve Hoffmann und Campe, Hamburg dhe në shqip (fragment) nga Ben Andoni me titull Fëmijët e urrejtjes dhe të dashurisë pranë botimeve Poeteka, Tiranë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d