përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Barbăalbastră – speranţa femeilor. Zece piese de teatru

Loher, Dea.

400 loherKy vëllim përmbledh dhjetë pjesë teatrore të Dea Loher-it. Pjesa që ka dhënë titullin Blaubart – Hoffnung der Frauen u krijua në vitin 1997 gjatë një workshop-i në “Residenztheater” të Mynihut me regjisorin Andreas Kriegenburg. “Sikurse edhe varianti mynihas i “Blaubart”-it, të gjitha pjesët e dramaturges janë tragjedi dhe veç të tjerash synojnë tö kritikojnë shoqërinë, diçka krejt jashtë kohe sot.. […] Loher-i e ruan gjuhën e  saj të zhveshur, por të saktë, nga ai patos, që i bën të padurueshme shumë pjesë teatrore qëllimmira të kohës së sotme: si një vizatuese e shkathët ajo arrin me një vijë të vetme precize të pasqyrojë më shumë elemente karakteristike, se sa një piktor kolosal me penelatat e tij të vrullshme“ (Anke Dürr në „Der Spiegel“).

Vëllimi Barbăalbastră – speranţa femeilor. Zece piese de teatru [Mjekërkaltri – shpresë për gratë. Dhjetë pjesë] me drama të Dea Loher-it ka dalë në rumanisht (fragment) përkthyer nga Victor Scoradeţ dhe Cosmin Dragoste në botimet Europress Group, Bukuresht.

partner projektesh

traduki partners 2014 d