përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Песочен часовник

Isakovski, Igor.

385 isakovski pescani satMe një ton lakonik dhe njëkohësisht plot ironi, duke luajtur mjeshtërisht me konvencionet e të shkruarit dhe pritshmëritë e lexuesit, Isakovski flet në shtatëmbëdhjetë tregimet e vëllimit para së gjithash për vetminë e protagonistëve të tij. Ata nuk janë të vetëm, kanë shokë dhe partnerë jete – e prapëseprapë janë të vetmuar. Në të vërtetë, ata nuk komunikojnë, nuk e dëgjojnë njëri=tjetrin tek bisedojnë nëpër banesa ose nëpër baret e Shkupit, në të cilat zhvillohen ngjarjet e ku pihet dhe tymoset shumë, por jo nga qejfi, por më shumë nga marazi, ose ndoshta edhe nga mërzia ose letargjia. Titulli i tregimit të parë dëgjohet si ndonjë moto: „Asgjë e veçantë nuk po ndodh“. Mbizotëron një lodhje deziluzioni, një qëndrim pasiv ndaj jetës, me gjithë dëshirimin për dashuri dhe lumturi: „Yjet aty ishin, mund të kapeshin me duar. Unë nuk i shtriva duart.“

Vëllimi Песочен часовник [Orë me rërë] i Igor Isakovski-t ka dalë në kroatisht (fragment) përkthyer nga Sibila Petlevski nën titullin Pješčani sat pranë botimeve Meandar Media, Zagreb.

partner projektesh

traduki partners 2014 d