përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Krüger, Michael

.

krueger michaelMichael Krüger u lind në vitin 1943 në Wittgendorf / Saksoni. Pasi përfundoi maturën në një gjimnaz berlinez, kreu shkollën profesionale për botues dhe tipograf dhe paralelisht ndoqi si dëgjues disa leksione në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Lirë në Berlin. Prej vitit 1962 deri në vitin 1965 jetoi në Londër, ku punoi si librar. Pas kthimit në Gjermani, punoi fillimisht si kritik letërsie. Në vitin 1968 filloi të punonte si lektor në  shtëpinë botuese Carl Hanser, Mynih dhe prej vitit 1986 deri më 2013-n si drejtor i saj. Michael Krüger ka qenë për vite me radhë editues i revistës letrare AKZENTE dhe ka publikuar shumë vëllime me poezi dhe tregime, romane, kolana dhe përkthime. Që nga viti 2013 është president i Akademisë së Arteve të Bukura të Bavarisë. Vepra e tij si shkrimtar është vlerësuar me shumë çmime. Ai është anëtar i shumë akademive.

partner projektesh

traduki partners 2014 d