përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Zanca, Andrei

.

zanca andreiAndrei Zanca, i lindur në Sighișoara/Transilvani, studioi gjermanistikë në Cluj-Napoca, ku paralelisht punonte edhe si redaktor në revistën letrare trigjuhëshe Echinox. Prej vitit 1982 deri në vitin 1989 ka qenë mësues gjimnazi në Sighișoara. Në vitin 1991 mërgoi për Gjermani dhe në vitin 1992 filloi sërish studimet në Freiburg. Andrei Zanca jeton dhe punon sot në Heilbronn. Vepra e tij përfshin një sërë vëllimesh me poezi, vëllime me ese, prozë të shkurtër, një ditar dhe një numër të madh përkthimesh letrare nga gjermanishtja (Franz Kafka, Hans Magnus Enzensberger, Reiner Kunze, Paul Celan, Werner Dürrson, Michael Krüger, Ingrid Bachèr, Richard Wagner, Richard Reschika, Kurt Drawert, Dieter Schlesak, Lichtenberg, Anette von Droste-Hülshoff, Uwe Timm), nga anglishtja, frëngjishtja, italishtja dhe spanjishtja. Nëpër shumë revista letrare dhe antologji në Rumani, Gjermani, Francë, Zvicër, Kili dhe SHBA ka botuar kritika, recensione dhe ese. Është redaktor përgjegjës për Gjermaninë në katër revista letrare nga Rumania dhe Gjermania dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Rumanisë, Baden-Württemberg-ut dhe Bavarisë.

Website

partner projektesh

traduki partners 2014 d