përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

U oluji ruža: Izbor iz poezije

Bachmann, Ingeborg.

387 bachmann u olujiTitulli i kësaj përzgjedhjeje poetike të Ingeborg Bachmann-it rrjedh nga një poezi e vëllimit të vitit 1953 që i dha Bachmann-it famën e njërës prej poeteve më të mira të gjuhës gjermane. “Një libërth i vetëm me poezi ‘Die gestundete Zeit’ dhe emri i saj u bë i njohur për të gjithë, edhe për ata që nuk e kanë poezinë si bukën e përditshme. Që nga Gottfried Benn-i nuk ka pasur në hapësirën gjermanishtfolëse një poet të talentuar, ku vërtetohet më bindshëm parimi themelor i ekzistencës poetike. (Günter Blöcker, Frankfurter Allgemeine Zeitung).

Vëllimi U oluji ruža: Izbor iz poezije [Në stuhinë e trëndafilave: poezi të zgjedhura] nga Ingeborg Bachmann ka dalë në kroatisht (fragment) përkthyer nga Truda Stamać pranë botimeve Meandar Media, Zagreb.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d