përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Peščanik

Kiš, Danilo .

405 kis pescena uraRomani Peščanik është pjesa e tretë e trilogjisë që Danilo Kiš-i e quante "Porodič cirkus". Ai i  është "kushtuar tërësisht një figure atërore mitike, një 'njeriu prej ajri' dhe një filozofi shëtitës, një 'muromanti' (deshifruesi njollash nëpër mure) dhe një nëpunësi hekurudhash, pijanec dhe shpjegues bote që, si hebre shëtitës, kishte bredhur kontinentin e Pannonisë, i cili që atëherë është fundosur, jo: asgjësuar. Kiš-i gjurmon deri në skutat më të errëta biografike, hulumton deri në banalitetet e së përditshmes, gëzohet dhe lumturohet me heroin e tij, sigurisht, bizar, me këtë utopist me fluturime euforike dhe rrëzime pendese, shpërthime nervozizmi dhe me ndërgjegje të qetë, me këtë 'njeri prej ajri', pra, që ngrihet përmbi Tokë dhe prapë bie i joshur nga mëkatet e saja […] Danilo Kiš-i monton së bashku autentiken, me të trilluarën, të trashëguarën, të mundshmen, të gjeturën dhe të shpikurën për ta rikrijuar, në një vepër artistike mposhtëse dhe në nivelin e kohës sonë, kohën e vrarë dhe të asgjësuar të fëmijërisë së tij.“ (Karl-Markus Gauß në „Die Zeit“).

Romani Peščanik [Ora e rërës] i Danilo Kiš-it, ka dalë në sllovenisht (fragment), përkthyer nga Seta Knop, nën titullin Peščena ura, pranë botimeve Založba Goga, Novo Mesto.

partner projektesh

traduki partners 2014 d