përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Knop, Seta

.

knop setaSeta Knop u lind në vitin 1960. Studioi letërsi të krahasuar dhe sociologji në Universitetin e Lubjanës dhe punoi më pas si lektore shtëpish botuese si edhe, prej vitit 2001, si drejtoreshë e bibliotekës së Institutit për Letërsi të Krahasuar dhe Teori Letërsie pranë Universitetit të Lubjanës. Në vitin 2010 mbrojti doktoratën me një punim për zhvillimin e motivit të Faustit në letërsinë evropiane. Në veprat e saj letrare merret veçanërisht me estetikën dhe sociologjinë e letërsisë. Seta Knop përkthen nga anglishtja, gjermanishtja, serbishtja dhe kroatishtja (ajo jeton sot në Zagreb) dhe është anëtare e Shoqatës së Përkthyesve të Sllovenisë. Ndër veprat e shumta në numër të përkthyera prej saj gjenden veçanërisht libra nga sociologjia, historia, filozofia dhe shkencat kulturore (mes tyre vepra nga Theodor W. Adorno, Gisela Bock, Terry Eagleton, Eric Hobsbawm, Reinhard Sieder, Susan Soontag, Richard Pipes, Danilo Kiš etj.).

partner projektesh

traduki partners 2014 d