përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Das Hemd. 1863 – 1914 – 2014

Hrsg. Kulturvermittlung Steiermark.

403 hemd kulturvermittlung steiermarkNë përmbledhjen Das Hemd, 33 shkrimtare dhe shkrimtarë, kujtojnë nëpërmjet tregimesh, tekstesh poetike dhe esesh Luftën e Parë Botërore. "Pikë referimi e të gjitha teksteve është këmisha, ajo rrobë që është më afër lëkurës dhe që si këmishë e përditshme, pagëzimi ose varrimi, krijon asociacione me historiken, personalen dhe arketipiken. Tekstet e autoreve dhe autorëve nga vendet ish-anëtare të Perandorisë Habsburge, të Antantës dhe të Fuqive Qendrore janë prekëse, sepse flasin për përvoja dhe fate, për të cilat nuk ka vend në Historinë e Madhe." (Kulturzentrum bei den Minoriten Graz). Këmisha simbolizon në këtë vëllim një urë – urën midis dy qyteteve, Graz-it dhe Sarajevës. Kur u lind Franz Ferdinand-i në "Palais Khuenburg" në Sackstraße-n e Graz-it, e mbështollën me kujdes në këmishëzën e parë. Në Sarajevë, plumbi vdekjeprurës i pistoletës së atentatorit depërtoi brutalisht këmishën e tij të fundit, e cila sot ruhet e përgjakur, në Heeresgeschichtliches Museum të Vjenës. Këmisha – një rrobë që, pas këtij atentati, do të bëhej për miliona njerëz, si këmishë uniforme, shoqëruesja besnike e tyre deri në vdekje.

Vëllimi shumëgjuhësh Das Hemd. 1863 – 1914 – 2014 [Këmisha. 1863-1914-2014],  përgatitur nga Kulturvermittlung Steiermark, ka dalë në gjermanisht (fragment), përkthyer nga Agnes Relle, Alexander Kratochvil, Alexander Sitzmann, Alida Bremer, Christa Rothmeier, Esther Kinsky, Gerhardt Csejka, György Buda, Harald Fleischmann, Karin Almasy, Katharina Wolf-Grießhaber, Maria Weissenböck, Mascha Dabić, Nadine Lenz, Sara Heigl, Sepp Mall, Sonia Sulzer, Štefica Martić, Trude Stegmann dhe Zuzana Finger, pranë  botimeve "Leykam", Graz.

partner projektesh

traduki partners 2014 d