përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Bestattung eines Hundes

Pletzinger, Thomas.

399 pletzinger bestattung eines hundesKy roman i madhërishëm debutues i Thomas Pletzinger-it rrëfen për një brez midis dashurisë, shtysës për liri dhe përgjegjësisë. Një etnolog në krizë shpirtërore, një shkrimtar për fëmijë me një bestseller dhe një rrënojë në Liqenin e Luganos, një mjeke finlandeze, një djalë i vogël pa baba, një shok i mistershëm, një qen duke vdekur dhe një dorëshkrim i fshehur: Thomas Pletzinger-i tjerr me këto një ngjarje shumë tërheqëse, të krisur dhe prekëse. Bestattung eines Hundes bën fjalë për brezin e tridhjetëvjeçarëve të sotëm, që kanë shëtitur shumë vende të botës, por askund nuk janë ndjerë si në shtëpi, që kanë përjetuar shumë, por ende nuk e kanë gjetur vokacionin e tyre, që dikur kanë thurur plane të mëdha, ndërsa tani u duhet të gjejnë zgjidhje të vogla. Historinë e vjetër të dëshirës për  lumturi dhe dashuri, Thomas Pletzinger-i e rikrijon nga e para, me vështrim të mprehtë, finesë gjuhësore dhe dendësi atmosferike.

Romani Bestattung eines Hundes [Varrimi i një qeni] i Thomas Pletzinger-it ka dalë në serbisht (fragment), përkthyer nga Bojana Denić, nën titullin Sahrana jednog psa, pranë botimeve Rende, Beograd.

partner projektesh

traduki partners 2014 d