përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Denić, Bojana

.

denic bojanaBojana Denić ka studiuar gjermanistikë në Universitetin e Beogradit. Ajo përkthen nga gjermanishtja në serbisht, kryesisht drama. Deri tani janë botuar ose vënë në skenë përkthime të autorëve: Wolfram Lotz, Roland Schimmelpfennig, Dea Loher, Fritz Kater, Philipp Löhle, Luc Hübner, Lukas Bärfuss, Peter Handke, Peter Hacks, Wolfgang Bauer, Carl Zuckmayer, Ödön von Horvath, Elfriede Jelinek. Ajo ka përkthyer edhe prozë nga vepra e Thomas Pletzinger-it dhe Thomas Bernhard-it. Bojana Denić ka fituar disa bursa nga Instituti "Goethe", "Literarisches Colloquium Berlin", Fondacioni "S. Fischer", Fondacioni "Robert Bosch" dhe "ITI-Germany". Në vitin 2011, ajo ishte "Translator in Residence" në Kolegjin e Përkthyesve Evropianë në Straelen të Gjermanisë. Në vitin 2009 u vlerësua me çmimin e Teatrit Kombëtar të Beogradit për përkthime dramash.

partner projektesh

traduki partners 2014 d