përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Les Couleurs de l´hirondelle

Popescu, Marius Daniel.

401 popescu les couleursTeksti plot fantazi i Marius Daniel Popescu-t, një rrëfim midis zbulimit dhe varrimit, shtjellohet midis shtresave të lëvizshme të kujtesës së rrëfyesit. Vdekja e të ëmës zgjon një sërë kujtimesh; aty kryqëzohen e kaluara e „vendit të partisë moniste" dhe e tashmja e  krijimtarisë letrare dhe jetës familjare, në vendin e mërgimit, ku "bëhesh ngjitës posterash". Ashtu si ai djali i dikurshëm, edhe rrëfimi luan me ne kaluç dhe cingla, dhe vijon të luajë, në pushimin e madh, ose lojëra kompjuterike në një telefon modern. Teksti i Marius Daniel Popescu-t ankorohet në të sotmen dhe ndërlidh rrëzimin historik të një diktatori me ambalazhin shumëgjuhësh të perimeve. Les Couleurs de l’hirondelle është një bisedë ritmike me vetveten, me sonoritete të thekshme, të shkruara nga një autor tejet i vëmendshëm ndaj fjalëve. (Juria e "Eidgenössischer Literaturpreis", 2012)

Romani Les Couleurs de l´hirondelle [Ngjyrat e dallëndyshes] i Marius Daniel Popescu-t ka dalë në rumanisht (fragment), përkthyer nga Simona Modreanu, nën titullin Culorile rîndunicii, pranë botimeve Editura Polirom, Bukuresht.

partner projektesh

traduki partners 2014 d