përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Modreanu, Simona

.

modreanu simonaSimona Modreanu u lind në vitin 1962 në Iaşi, Rumani. Studioi filologji frënge dhe angleze si dhe studime evropiane në Iaşi dhe Nancy dhe në vitin 1997 mbrojti doktoratën e përbashkët në universitetet e Iaşi-t dhe "Paris VII" me një punim të shkëlqyer mbi Cioran-in. Ajo jep mësim në Universitetin e Iaşi-t, prej vitit 2008 si profesore, dhe është anëtare e disa enteve akademike në Rumani dhe Francë. Simona Modreanu ka publikuar deri tani shtatë monografi të vetat dhe ka përkthyer shumë libra nga frëngjishtja; mes tyre vepra të autorëve François Brune, Thierry Magnin, Jean-Jacques Nattiez, Paul Morand dhe Marius Daniel Popescu. Vepra e saj është vlerësuar me disa çmime. Simona Modreanu është kalorëse e Urdhrit të Palmës Akademike të Francës.

partner projektesh

traduki partners 2014 d