përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Grass, Günter

.

grass guenterGünter Grass-i u lind në vitin 1927 në Gdansk. Kur e liruan amerikanët nga robëria e luftës, mësoi zanatin e gurgdhendësit dhe më pas studioi grafikë dhe skulpturë në Düsseldorf dhe në Berlin. Në vitin 1956 doli vëllimi i parë me poezi dhe skica, në vitin 1959 romani i parë "Die Blechtrommel", për të cilin në vitin 1999 iu dha Çmimi Nobel për Letërsi. Grass-i, një intelektual polemizues që herë pas here përzihej në diskursin politik dhe shoqëror, konsiderohet si një nga autorët më të rëndësishëm gjermanishtfolës. Günter Grass-i vdiq në vitin 2015 në Lübeck.

partner projektesh

traduki partners 2014 d