përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Petrič, Tanja

.

petric tanjaTanja Petrič u lind në vitin 1981 në Maribor, Slloveni. Është përkthyese, kritike letrare, studiuese letërsie dhe lektore. Pas studimeve për letërsi të krahasuar dhe gjermanistikë në Lubjanë, filloi doktoratën në filologji gjermane në Universitetin e Vjenës. Petrič-i ka botuar kritika letrare, recensione dhe studime letrare nëpër revistat letrare sllovene dhe ndërkombëtare, si edhe në vëllime përmbledhëse e fejtone të të përditshmeve sllovene. Ka përkthyer nga gjermanishtja në sllovenisht Milena Michiko Flašar, Durs Grünbein, Felicitas Hoppe, Sarah Kirsch, Friederike Mayröcker, Robert Menasse, Herta Müller etj. Në vitin 2011 ka marrë çmimin “Lirikonov zlat” për përkthimin më të mirë në poezi në kuadër të festivalit të poezisë “Lirikonfest”; është vlerësuar edhe me disa bursa studimore dhe specializime jashtë shtetit (ndër të tjera, me bursën semestrore të DAAD-it pranë Universitetit Humboldt në Berlin, bursa e përkthyesve të Institutit “Goethe” në Dresden-Hellerau, bursa “Schritte” në LCB). Prej vitit 2010 është anëtare e Shoqatës së Përkthyesve Letrarë të Sllovenisë dhe e Shoqatës së Kritikëve Letrarë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d