përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Patuljak iz zaboravljene zemlje

Hromadžić, Ahmet.

393 hromadzic der zwergXhuxhmaxhuçi Rrezediell jeton me të motrën, Fjollkën, në Vendin e Harruar, në një shtëpi koralesh mbi det. Ata bëjnë një jetë të lumtur dhe të thjeshtë, deri kur një ditë, kur Rrezedielli nuk ishte aty, Fjollkën e rrëmbejnë ca detarë të panjohur. Me një shpatë që çan edhe gurët dhe me një heshtë që zbret yjet në tokë, i trishtuar, i vëllai niset për ta kërkuar. Pas një rruge të gjatë nëpër dete e oqeane, ai e gjen më në fund, por Fjollka ishte sëmurur duke pritur dhe vetëm pak pas takimit me të vëllain vdes. I pikëlluar tej mase, Rrezedielli niset sërish për udhë, kuturis nëpër dete, derisa një ditë prej ditësh takon një popull xhuxhmaxhuxhësh të shtypur dhe Yllkën e bukur në Lëndinën e Hënës. Ai e çliron popullin xhuxhmaxhuxh, vihet në krye të tij, dhe të gjithë sëbashku nisen për në Vendin e Harruar.

Romani Patuljak iz zaboravljene zemlje [Xhuxhi nga Vendi i Harruar] i Ahmet Hromadžić-it ka dalë në gjermanisht (fragment), përkthyer nga Mirjana dhe Klaus Wittmann, nën titullin Der Zwerg aus dem vergessenen Land, në Karl Rauch Verlag, Düsseldorf.

partner projektesh

traduki partners 2014 d