përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Die sterbenden Europäer

Gauß, Karl-Markus.

380 gauss die sterbenden europaeerKarl-Markus Gauß, vëmendja e të cilit prej shumë vjetësh është drejtuar nga kombet periferike, gjatë viteve të fundit u ka bërë shpesh vizita pikërisht këtyre popujve të vegjël, falë të cilëve Evropa ka aq shumë larmi kulturore. Tablotë e udhëtimeve të tij lidhin në një formë të mrekullueshme letrare përshkrime natyrore, portrete qytetesh, sqarime mbi fusha të panjohura të historisë së kulturës, skica politike dhe rrëfime për njerëz të pazëvendësueshëm. “Në studimet e Gauß-it ndërlidhen me njëra-tjetrën analiza politike, shpjegimet historike, reflektimet filozofike-kulturore, reportazhet, intervistat dhe visoret e udhëtimit në një zhanër më vete me një lexueshmëri dhe cilësi të lartë letrare. “ (Die Zeit).

Libri tematik Die sterbenden Europäer: Unterwegs zu den Sepharden von Sarajevo, Gottscheer Deutschen, Arbëreshe, Sorben und Aromunen [Evropianët që po shuhen: Udhëtime te sefardët e Sarajevës, gjermanët e Koçevës, arbëreshët, sorbët dhe arumunët] i Karl-Markus Gauß-it ka dalë në maqedonisht (fragment), përkthyer nga Ksenija Čočkova, nën titullin Европејците на изумирање, pranë botimeve Templum, Shkup.

partner projektesh

traduki partners 2014 d