Shtyp

Tišma, Aleksandar

.

tisma aleksandarAleksandar Tišma u lind në vitin 1924 në Horgoš, të Vojvodinës. Studioi gjuhë-letërsi angleze në Fakultetin e Filozofisë në Beograd. Vepra e tij përfshin romane, tregime, poezi dhe drama, si edhe përkthime nga hungarishtja dhe gjermanishtja. Prej vitit 1945 deri në vitin 1949 ka punuar si gazetar për gazetat Slobodna Vojvodina dhe Borba, më pas, deri në vitin 1981, punoi si redaktor në shtëpinë botuese të “Matica srpska”-s në Novi Sad. Aleksandar Tišma është përkthyer në rreth 20 gjuhë dhe është shpërblyer për veprat e tij si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Mes të tjerash, ka marrë çmimin NIN (1977), Çmimin e Panairit të Librit në Lajpcig (1996), çmimin e Shtetit Austriak për Letërsi Evropiane (1996) dhe Urdhrin Francez të Legjionit të Nderit. Ai ka qenë edhe anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Artit të Serbisë dhe anëtar i Akademisë së Artit në Berlin. Aleksandar Tišma vdiq më 15 shkurt 2003, në Novi Sad.